Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se vendimi i Rusisë për të filluar “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë ishte i vështirë, por i detyruar, shkruan The Guardian.
Ai pretendon se forcat ruse po mbrojnë të drejtat e vendit për zhvillime të sigurta dhe se operacioni ka për qëllim të mbrojë popullin e Donbasit.
“Të gjitha detyrat e “operacionit special ushtarak” të Rusisë do të përmbushen”, shtoi Putin.
Putini po mban një fjalim në një Forum Ekonomik në Shën Petersburg.