Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Putin propozon administratë të përkohshme në Ukrainë për “zgjedhje demokratike”

Putin propozon administratë të përkohshme në Ukrainë për “zgjedhje demokratike”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka propozuar emërimin e një administrate të përkohshme në Ukrainë për mundësimin e zgjedhjeve demokratike dhe zhvillimin e negociatave për t’i dhënë fund luftës, transmeton Anadolu.

Putin foli gjatë një aktiviteti të mbajtur në portin në qytetin rus Murmansk, ku ai mbrojti idenë se nuk e filluan ata luftën në Ukrainë.

“Konfliktet nisën me grushtin e shtetit të vitit 2014 në Ukrainë, i cili u mbështet nga vendet perëndimore”, theksoi presidenti Putin.

Duhet të ketë një administratë legjitime në mënyrë që me Ukrainën të zhvillohen negociata. “Si parim, në Ukrainë mund të krijohet një administratë e përkohshme nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara (OKB), SHBA-së, vendeve evropiane dhe partnerëve tanë”, tha Putin.

Ai shpjegoi se në këtë mënyrë, një qeveri e mbështetur nga populli mund të vijë në pushtet në Ukrainë. “Kështu, duke mbajtur zgjedhje demokratike, mund të sillet në pushtet një qeveri kompetente dhe e besueshme që ka besimin e popullit dhe më pas mund të fillojnë negociatat për marrëveshjen e paqes me ta”, deklaroi presidenti rus.

Pasi vuri në dukje se OKB-ja ka kryer më parë punime të ngjashme në Jugosllavi dhe Papua Guinenë e Re, Putin tha se “Kjo mund të jetë gjithashtu një nga opsionet në Ukrainë. Në këtë mënyrë, do të jetë e mundur të nënshkruhen dokumente legjitime që do të njiheshin dhe do të besoheshin në mbarë botën”.

Putin shtoi se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron “sinqerisht” t’i japë fund konflikteve.

Exit mobile version