Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Putin: Perëndimi fitoi pozitën dominuese në botë duke “grabitur kombet e tjera”

Putin: Perëndimi fitoi pozitën dominuese në botë duke “grabitur kombet e tjera”

Presidenti rus theksoi se një “epokë e re” po lind në historinë botërore, duke shtuar se vetëm shtetet e vërteta sovrane mund të shfaqin dinamikë të lartë rritjeje

Perëndimi ka marrë pozitën e udhëheqësit në botë kryesisht përmes “grabitjes së kombeve të tjera” dhe nuk mund të ofrojë modelin e vet të së ardhmes, tha presidenti rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në seancën plenare të forumit të Agjencisë për Iniciativat Strategjike – një organizatë autonome jofitimprurëse e krijuar nga qeveria ruse – Putin theksoi se një “epokë e re” po lind në historinë botërore, duke shtuar se vetëm shtetet e vërteta sovrane mund të shfaqin dinamikë të lartë rritjeje.

“Rusia duhet të ecë përpara, është e papranueshme vetëm të kënaqemi me të kaluarën tonë dhe të gëzohemi për sukseset e të parëve tanë”, tha ai.

Putin vuri në dukje se i ashtuquajturi modeli “miliardi i artë” i Perëndimit është i padrejtë pasi i ndan njerëzit në klasa, duke e quajtur atë “racist dhe neo-kolonial”.

Rendi botëror unipolar ishte një frenim për zhvillimin, tha Putin. /aa

Exit mobile version