Presidenti rus, Vladimir Putin i bëri thirrje ushtrisë të ndërtojë më shumë objekte mjekësore për numrin në rritje të shpejtë të pacientëve me COVID-19.
“Objektet shtesë duhet të lehtësojnë barrën e sistemit shëndetësor”, tha Putin në një takim me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Numri i infeksioneve të reja me COVID-19 tani po kalon 40 000 në ditë.
Vdekjet kanë shkuar mbi 1 000 në ditë.
Megjithatë, ekspertët dyshojnë se shifrat janë shumë më të larta.
“Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë më parë”, shtoi Putin.
Për shkak të rritjes së mprehtë të infeksioneve, punëtorëve në të gjithë Rusinë u është thënë të qëndrojnë në shtëpi deri më 7 nëntor.
Moska dhe rajone të tjera janë, gjithashtu, nën një bllokim të pjesshëm.
Udhëheqja ruse vazhdon t’u bëjë thirrje njerëzve që të vaksinohen, megjithatë, vetëm rreth 30 për qind e popullsisë është vaksinuar deri më tani. /atsh