Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Putin nënshkroi dekretin për rekrutimin në vjeshtë të 133.000 qytetarëve

Putin nënshkroi dekretin për rekrutimin në vjeshtë të 133.000 qytetarëve

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për rekrutimin në vjeshtë të 133.000 qytetarëve, të cilët janë thirrur për shërbimin ushtarak.

Sipas dekretit të publikuar në faqen e Qeverisë, nga 1 tetori deri në fund të vitit do të ftohen 133 mijë persona nga mosha 18 deri në 30 vjeç të cilët janë subjekt i rekrutimit.

Në dekret po ashtu thuhet se janë shkarkuar edhe ata që u ka skaduar shërbimi ushtarak.

Masa erdhi dy javë pasi Putin nënshkroi një dekret për të rritur numrin e personelit ushtarak në ushtrinë ruse.

Sipas dekretit, fuqia punëtore e forcave të armatosura u rrit nga 2,2 milionë në 2,38 milionë.

Dekreti gjithashtu rriti numrin e personelit ushtarak nga 1,32 milion në 1,5 milion.

Exit mobile version