Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Putin në takimin me shtetasin rus të liruar nga Gaza falënderon Hamasin...

Putin në takimin me shtetasin rus të liruar nga Gaza falënderon Hamasin për “aktin humanitar”

Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar se do “të shterojë” të gjitha përpjekjet e tij për të siguruar lirimin e pengjeve nga Gaza, transmeton Anadolu.

Në një takim në Kremlin me shtetasin rus Aleksandr Trufanov dhe familjen e tij, i cili së fundmi u lirua nga robëria e Hamasit, Putin vlerësoi lidhjet e gjata të Rusisë me popullin palestinez për lirimin e Trufanovit.

“Sigurisht, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të përsëritur suksese të tilla më shpesh, duke siguruar që të gjithë ata që ende vuajnë nga vështirësi të ngjashme të rifitojnë lirinë e tyre”, tha Putin.

Ai shprehu mirënjohje ndaj grupit palestinez Hamas për lirimin e Trufanovit, por nuk bëri asnjë vlerësim politik të situatës më të gjerë në rajon.

“Mendoj se duhet t’i shprehim mirënjohjen udhëheqjes politike të Hamasit për dëgjimin e thirrjes sonë dhe kryerjen e këtij akti humanitar. Ju u liruat. Unë do të doja t’ju përgëzoj për këtë”, theksoi ai.

Exit mobile version