Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Putin: Ndërhyrjet ruse në SHBA absurditet

Putin: Ndërhyrjet ruse në SHBA absurditet

Presidenti rus, Vladimir Putin i cilësoi sot si absurde akuzat për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Gjithçka që lidhet me çështjen ruse në SHBA është provë e luftës politike të brendshme në këtë vend (…). Këto janë absurde”, deklaroi Putin, në një konferencë shtypi në Danang në Vietnam, në përfundim të forumit të Azi-Paqësorit (Apec).

Ndërveprimet mes presidentit të SHBA-së dhe homologut të tij rus u bënë objekt i spekulimeve të forta për dy ditë në qytetin bregdetar të Danang, ku morën pjesë në Forumin e Azi Paqësorit./atsh/

Exit mobile version