Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje për lidhje më të ngushta midis vendeve që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik, 30 vjet pas rënies së tij.
Në një takim të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura të mbizotëruara nga Rusia (CIS) në Shën Petërburg, Putin theksoi se ”shumë gjëra kanë ndryshuar në mënyrë dramatike në dekadat e fundit”.
”Themelimi i CIS në dhjetor 1991 u nxit nga çështjet e sigurisë dhe ekonomike me të cilat përballen anëtarët e saj”, theksoi Putin.
CIS u ngrit pak përpara se Bashkimi Sovjetik të pushonte zyrtarisht së ekzistuari në fund të dhjetorit 1991.
”Me synimin për të ruajtur lidhjet e ngushta midis vendeve që dikur përbënin Bashkimin Sovjetik, ish-republikat përfundimisht u zhvilluan shumë ndryshe nga njëra-tjetra pas rënies sovjetike. Më duhet të them se lidhjet që janë ruajtur nga koha e Bashkimit Sovjetik, në përgjithësi, kanë luajtur një rol pozitiv”, shtoi ai.
Presidenti rus në mënyrë specifike shmangu përmendjen e Ukrainës, e cila u tërhoq nga CIS si protestë ndaj aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia në 2014, ose Gjeorgjisë, e cila bëri të njëjtën gjë pasi u sulmua nga Rusia në 2008.
Moska kohët e fundit filloi të kërkojë garanci të detyrueshme sigurie nga NATO, duke përfshirë një zotim për të ndaluar zgjerimin e saj drejt lindjes, për të cilin Moska beson se është tashmë mjaft e gjerë në “sferën e saj të ndikimit”.
Rusia ka ende aleatë shumë ish-republika sovjetike si Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Armeninë. /atsh