NATO është një “instrument i thjeshtë” i politikës së jashtme amerikane, tha presidenti rus Vladimir Putin në një seri intervistash me regjisorin Oliver Stone.
Në trajlerin e “Intervistat e Putinit”, dokumentar i cili do të transmetohet më 12 qershor, Putin tha se vendet që u bashkuan me NATO-n ishin bërë “shërbëtor” të SHBA-ve.
“Sapo dikush të bëhet anëtar i NATO-s, është e vështirë t’i rezistoj presionit të SHBA-ve,” tha Putin. “Dhe papritmas çdo sistem arme mund të vendoset në atë vend. Sisteme raketash anti-balistike, baza të reja ushtarake dhe, nëse është e nevojshme, sisteme të reja sulmuese “.
Intervista u filmua disa muaj përpara se Mali i Zi të bëhej anëtari i 29 i aleancës. Ish shteti jugosllav ka “prirje kulturore pro Ruse” nëpërmjet rrënjëve të përbashkëta sllave dhe ortodokse. Rusia e dënoi pranimin e saj si një “rrugë armiqësore”.
Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, satelitët ish-sovjetikë si Polonia, Hungaria dhe Rumania i janë bashkuar me NATO-n, ashtu si dhe tre shtete baltike që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Moska ka dënuar zgjerimin e NATO-s, ndërsa NATO ka forcuar kufijtë e saj lindorë me trupa, tanke dhe avionë pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014. /MESAZHI/