Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, diskutoi me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, lidhur me marrëdhëniet Azerbajxhan-Armeni, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate të bërë nga Kremlini, Putin në bisedën e tij telefonike me Pashinyan shkëmbeu mendime për normalizimin e marrëdhënieve Armeni-Azerbajxhan dhe tërhoqi vëmendjen për takimin që zhvilloi me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, gjatë vizitës së tij zyrtare në Baku.
Gjatë takimit u theksua se Rusia është e gatshme të vazhdojë t’i sigurojë ndihmë Armenisë dhe Azerbajxhanit lidhur me zhvillimin e një marrëveshjeje paqeje, mbështetjen e procesit të përcaktimit dhe vizimit të kufijve si dhe heqjen e pengesave në lidhjet e transportit dhe logjistikës.
Putin dhe Pashinyan tërhoqën vëmendjen kryesisht edhe për dinamikën pozitive të ndërveprimit tregtar dhe ekonomik midis dy vendeve.
Gjithashtu në takimin e liderëve u arrit dakordësim për vazhdimin e kontakteve.