Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Putin dhe Aliyev diskutojnë për partneritetin strategjik Rusi-Azerbajxhan

Putin dhe Aliyev diskutojnë për partneritetin strategjik Rusi-Azerbajxhan

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev diskutuan për partneritetin strategjik mes dy vendeve, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga pallati i Kremlinit thuhet se Putin dhe Aliyev zhvilluan një bisedë telefonike.

Gjatë bisedës u diskutua mbi marrëdhëniet mes Rusisë dhe Azerbajxhanit, për çështjet lidhur me zbatimin e projekteve të marrëveshjeve që kanë bërë në gusht në fushën e industrisë dhe transportit.

Dy liderët diskutuan edhe për partneritetin strategjik Rusi-Azerbajxhan ndërsa ranë dakord për vazhdimin e kontakteve në nivele të ndryshme.

Exit mobile version