“Pusho ose…” – pas deputetëve kosovar plas sherri edhe në studio televizive në Shqipëri

Pas sherrit të disa ditëve me parë mes dy deputetëve në Kosovë gjatë një emisioni televiziv, edhe në Shqipëri ka pasur një rast të ngjashëm.

Bëhet fjalë për deputetin e PD-së Flamur Noka dhe atë të PS-së, Ulsi Manja, të cilët janë përplasur ashpër në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News 24, lidhur me deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu-në.

Manja e ka pyetur Nokën e cilat janë tre gjerat që ka bërë Noka në kohën kur drejtonte ministrinë e Brendshme.

Noka: Çfarë kam bërë unë?

Manja: Po tre gjëra mi thuaj.

Noka: Atëherë kam drejtuar një ministri në mënyrë dinjitoze dhe zot ti nuk guxon të më drejtosh gishtin.

Manja: Po çfarë ke bërë ti.

Noka: E kam drejtuar në mënyrë dinjitoze duke filluar nga kryeministri jot…A do përgjigje, a do përgjigje

Manja: Po.

Noka: Ta sqaroj unë ta sqaroj unë çfarë kam bërë. Unë kam drejtuar një ministri për një vit e tre muaj e kam drejtuar në emër të ligjit.

Manja: Vazhdo.

Noka: Ti nuk ke  guxuar të më drejtosh gishtin që jam i inkriminuar dhe kriminel. Pusho të flas unë, a do pushosh të flas unë?