Ballina Kuzhinë Pure nga kungulli

Pure nga kungulli

Një pjatë e thjeshtë, me pak përbërës dhe për më tepër shumë e shijshme.

Për pure nga kungulli ju nevojiten:

▪ 800 g kungull,
▪ 1 patate e madhësisë mesatare,
▪ një qepë,
▪ një lugë vaj apo gjalpë dhe,
▪ sipas shijesh, i shtohet kripë, piper dhe erëza të thata.

Përgatitja:

Më parë pastroni kungullin nga farat. Pastaj qërojeni, priteni në kube dhe bashkë me pataten qiteni në ujë të ftohtë dhe zieni derisa të zbutet.

Kur perimet të jenë të ziera, kulloni dhe qitni pak ujë në të cilin janë zier.

Derisa kungulli të zihet, qepën priteni imët dhe fërgojeni në vaj. Pastaj qepën shtojani kungullit dhe patates, përzieni dhe vlojeni 2 minuta.

Zbukurojeni sipas dëshirës me majdanoz, brokoli apo me diç dekorative./Mesazhi/

 

Exit mobile version