Protesta i bën thirrje Amazon të bëjë ndryshime në biznesin e saj përfshirë pagesa më të mira, heqje të mbikëqyrjes së punonjësve dhe bashkëpunim me këto grupe në të ardhmen.
Protesta po mbahet në magazinat e Amazon në Evropë, SHBA dhe Britani gjatë Premtes së Zezë.
Kjo ditë është dita kur Amazon shet më së shumti gjatë gjithë vitit. Një koalicion i ndërkombëtar grupesh thirrën protestën “Make Amazon Pay”.
Protesta i bën thirrje Amazon të bëjë ndryshime në biznesin e saj përfshirë pagesa më të mira, heqje të mbikëqyrjes së punonjësve dhe bashkëpunim me këto grupe në të ardhmen.
“Amazon merr shumë dhe na jep shumë pak,” ishte mesazhi i protestës. Në mbarë botën 50 organizata janë bashkuar protestës.
Kompania tha se deklarata të tilla vinë si rezultat i mungesës së informacionit dhe protesta ishte e qëllimshme për të shkaktuar reagim ndaj Amazon.
Këtë vit kompania raportoi një trefishim të fitimit dhe pjesën më të madhe të suksesit ja atribuoi pandemisë së Covid-19. /PCWorld