Një punonjës humanitar gjerman dhe një roje afgane janë vrarë në një sulm që iu bë një shtëpie në Kabul.
Edhe një shtetas finlandez u rrëmbye nga vendi i ngjarjes gjatë sulmit, i cili ndodhi rreth orës 11:30 të orës lokale, të shtunën në mbrëmje.
Kidnapimi është një problem i shpeshtë për afganët dhe qeverinë e tyre që po lufton kundër kryengritësve taleban.
Për shumë vite, të huajt kanë qenë shënjestër e rregullt, qoftë për shpërblim ose për të ushtruar presion mbi qeveritë e tyre. /MESAZHI/