60% e sëmundjeve në zyrë shkaktohen nga sipërfaqet e pista që ndodhen në të. 7 vendet më të pista në zyrën tuaj janë :
- Tavolina ku hani gjatë kohës së pauzës
- Dera e mikrovalës
- Tastiera e kompjuterit\ lap topit- deri në 3295 bakterie
- Doreza e derës së frigoriferit
- Dorëzat e rubinetit
- Sipërfaqja e tavolinës së punës- deri në 10 milion bakterie
- Butonat e makinerive të vendosura në ambientet e zyrës
Cfarë duhet të bëni?
- Pastroni dhe dizifektoni tavolinën e punës dhe tastierën e kompjuterit sa herë që ju bie pluhuri ose ushqimi.
- Përdorni kalendarin- vendosni alarmin cdo javë që të kujtoheni të pastroni tavolinën
- Pastroni nga lart-poshtë , nga e djathta në të majtë . Mos harroni të pastroni 7 vendet që përmendëm mësipër. Dhe merrni pluhurat në fillim pastaj dezinfektoni. Përdorimi i sprejëve anti-bakterial është gjithashtu ide e mirë.