Twitteri është platforma sociale që presidenti amerikan Donald Trump e përdorë më së shumti për të bërë replikat e tij ndaj kundërshtarëve, apo edhe për të pasqyruar pikëpamjet e tij.
I ardhur në pushtet i rrethuar nga pikëpyetjet dhe kontradiktat, Donald Trump nuk është i preferuari i të gjithve.
Dhe sa për ta ilustruar “pakënaqësinë”, një punëtor i Twitter kishe caktivizuar llogarinë e Presidentit, vetëm pak orë para ta linte punën.
Llogaria ishte joaktive për rreth 11 minuta, derisa u identifikua nga Twitteri, i cili kërkoi falje për verpimin e punëtorit.
Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar ndaj këtij veprimi, ndërsa aktivistë në rrjetet sociale e quajtën hakerin si “heroi pa kapelë”. /MESAZHI/