Punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës, nga 16 shtatori kanë vendosur të hyjnë në grevë.
Lajmin e ka bërë të ditur Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook, raporton teve1.info.
Sipas Azemit, ky vendim u mor të mërkurën në një takim të mbajtur me punëtorët, të cilët nuk janë të kënaqur me pagat e ulëta dhe kërkojnë pagë prej 550 eurosh.
“Sot u mbajt takim me punëtorët teknik te Kuvendit të Kosovës , ku u mor vendim që me datë 16 .09.2024 të fillohet me grevë pasi që pagat e tyre janë shumë të ulëta, ato kërkojnë 550 eu pagë përndryshe deklarojnë se nuk do të punojnë”, thuhet në njoftimin e Azemit./