Punëtorët teknikë të Kuvendit protestojnë sot, kërkojnë paga më të larta

Punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës, do të protestojnë para objektit të Kuvendit për shkak të pagave të ulëta.

Protesta është paralajmëruar të mbahet nga ora 10:00.

20 punëtorët që mirëmbajnë Kuvendit e Kosovës paguhen me pagë mujore 275 euro.

Por paga e tyre do duhej të ishte më e lartë, ka thënë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në Tëvë 1