Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” po protestojnë para Komunës së Prishtinës.
Përmes protestës ata po kërkojnë të hiqet tenderi i shpallur për ndarjen në 6 llote të pastrimit në Prishtinë.
Sipas kryetarit të Shoqatës Sindikale, Ardian Krasniqi, përmes këtij tenderi rrezikohet falimentimi i kompanisë “Pastrimi”.
Përmes këtij tenderi synohet të futen edhe operatorë të tjerë privatë për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, e kësisoj ne rrezikojmë të falimentojmë dhe 900 punëtorë do të mbesim pa punë”, ka deklaruar Krasniqi.
Ata i kanë dërguar edhe një kërkesë kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtorit të shërbimeve publike ,Bekim Brestovci, në të cilën kanë kërkuar që operator i vetëm për grumbullimin e mbeturinave të jetë “KRM Pastrimi”.
Ata gjithashtu kanë kërkuar që faturimin ta bëjë kompania, pasi kanë thënë se kanë personal të mjaftueshëm për këtë.
Në këtë letër ata kenë kërkuar që edhe regjistrimin e klientëve të bëjë kompania, pasi sipas tyre komuna qe dy vjet nuk i ka regjistruar klientët e ri.