Pulmologu kosovar: Përdorimi i maskave në vende publike, të bëhet i obligueshëm

Pulmologu kosovar, Besim Morina, thënë sot se rekomandimet e deritanishme në shumicën e vendeve perëndimorë kanë qenë që përdorimi i maskave në publik është i panevojshëm. Mirëpo, praktikat në Kinë dhe vendet tjera të Azisë lindore si dhe studimet e fundit mbi mënyrën e bartjes së infeksionit, kanë treguar që mbajtja e tyre ndihmon në uljen e infeksionit.

Morina përmes një postimi në Facebook thotë se përdorimi maskave në vendin tonë, duhet të jetë i obligueshëm, pasi, sipas tij, të gjitha të dhënat tregojnë se mbajtja e maskës nëse kombinohet edhe me masa tjera si ajo e distancimit social dhe ato të pastrimit të duarve e mosprekjes së fytyrës, do të qonte në një ngadalësim drastik të shpërndarjes së infeksionit mbajtje të kurbës së infeksionit poshtë.