Pulë në tigan me domate qershi dhe kërpudha

Përbërësit: 1 pulë, 500 g kërpudha, 7-8 domate qershi, ½ lugë kafeje piper i kuq, 2 lugë gjelle ketchup, 1 lugë gjelle gjalpë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, rozmarinë, kripë dhe piper.

Përgatitja: Kaurdisim pulën të ndarë në racione me pak gjalpë dhe vaj ulliri. Më pas vendosim kërpudhat dhe vazhdojmë kaurdisjen. E spërkasim me kripë, piper të zi, piper të kuq (fara speci djegës) dhe shtojmë salcën keçap. Kemi ngrohur ujë ku kemi shtuar pak koncentrat. Hedhim buljonin në tenxhere, shtojmë rozmarinë dhe domatet qershi në fund dhe e lemë pulën me kapak mbuluar të gatuhet avash avash.