Përbërësit: 1 pulë, 500 g speca gogozhare, 1 kokërr vezë, 300 g bukë e thatë e grirë e përzier me erëza, majdanoz, rigon, kopër, borzilok, 50 g djathë Parmigiano, kripë, piper dhe vaj ulliri.
Përgatitja: Presim pulën në copa, e lajmë dhe e thajmë me letër kuzhine. Rrahim vezën dhe i shtojmë pak kripë.
Bukën e grirë e përziejmë me erëza si majdanoz, rigon, kopër, borzilok dhe djathë Parmigiano. Mund të përdorim një mikser kuzhinë për të shpejtuar procesin. Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe e vëmë të nxehet. Kalojmë thelat e pulës në fillim në vezë e më pas në përzierjen me bukë, erëza e djathë i grirë. I skuqim nga të dyja anët thelat e mishit të pulës. Pasi janë skuqur i vendosim në një pjatë me letër kuzhine që të thithi vajin e tepërt. Më pas vendosim mishin në tavë. Shtojmë lëngun e gogozhareve e pak piper. Fusim tavën në furrë të të nxehte 200°C të piqet për gati gjysëm ore. Më pas nxjerrim tavën nga furra dhe
i shtojmë sipër specat. Mbulojmë me letër alumini tavën dhe e vendosim përsëri në furrë të piqet ngadalë në 200°C përreth 30-40 minuta. Ju bëftë mirë!
Kjo recetë u përgatit nga Arti i Gatimit