Finoku dhe limoni janë dy përbërës të kuzhinës që përshtaten më së miri me mishin e pulës, sidomos atë të pjekur në furrë.
- 4-6 kofshë pule
- 2 finokë
- 4 thelbinj hudhre
- 1 limon
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 lugë gjelle verë të bardhë
- 1 lugë çaji kripë të trashë
- Piper të zi të bluar
Përgatitja:
Pastrojeni finokun dhe secilin prijeni në katër copë.
Secilën prej copave më pas prijeni në feta të holla.
Në një enë vendosni kofshët e pulës bashkë me fetat e finokut.
Qëroni dhe shtypni hudhrën e më pas grijeni dhe shtojeni tek kofshët e pulës.
Grini hollë lëkurën e limonit dhe shtrydheni atë.
Lëngun dhe lëkurat e imëta të limonit hidhini tek mishi i pulës dhe më pas shtoni verën, kripën dhe piperin.
Pas këtij marinimi, të gjithë përbërësit hidhini në një tavë ku keni shtruar letër pjekjeje.
Mishi i pulës duhet të qëndrojë në mes të tavës dhe rreth tyre duhet të vendosni fetat e finokut.
Piqeni mishin në furrë për 30 minuta deri sa finoku të bëhet krokant dhe kofshët e pulës të marrin ngjyrë të kafenjtë.
Nxirreni tavën nga soba dhe mbështilleni me letër alumini.
Lëreni kështu për 5 deri në 10 minuta.
Për servirje, kofshët e pulës me finok duhet t’i shoqëroni me pilaf dhe sallatë jeshile.