Mediat kanë publikuar transkriptin e bisedës telefonike mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit të Australisë, Malcolm Turnbull.
Në bisedën telefonike Trump i ka thënë Turnbull: “Je më i keq se unë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Biseda telefonike është zhvilluar më 29 janar lidhur me azhdimin e marrëveshjes me administratën e Obamës për pranimin e refugjatëve nga SHBA-të të cilët ndodheshin në qendrat e ndalimit në Australi.
Korporata e Transmetimeve Australiane (ABC) në incizimet e zërit të publikuar duke u bazuar në “Washington Post”, shihet se Trump ka sfiduar mjaft kryeministrin Turnbull i cili gjatë bisedës telefonike është përpjekur që ta bind në vazhdimin e marrëveshjes për refugjatët në qendrat e ndalimit në Manus dhe Nauru të qeverisë së Australisë, marrëveshje e cila më parë ishte nënshkruar me administratën e Obamas.
Trump në bisedën telefonike refuzon ta pranojë këtë marrëveshje të cilën e vlerëson si “Të tmerrshme” dhe Turnbullit i thotë se “Pse nuk i lini të lirë ata (refugjatët)?”.
Turnbull duke iu përgjigjur se ata që mbahen në qendrat e ndalimit nuk janë njerëz të këqinj por që mbahen për t’i ndaluar trafikuesit e qenieve njerëzore, ka theksuar se “Ne u kemi thënë se nëse tentoni të vini në Australi me anije, edhe nëse jeni personi më i mirë në botë, edhe nëse jeni fitues i Çmimit Nobel nuk do t’u lejojmë të hyni”.
Duke bërë të ditur se për ndalimin e ardhjes së refugjatëve në SHBA do të ndërtojë mur në kufirin me Meksikën, Trump tha se “Kjo është një ide e mirë. Ne duhet ta bëjmë edhe këtë. Ti je më i keq se unë”.
Në bisedën telefonike e cila planifikohej të ishte një orë por që zgjati 24 minuta Trump tha se ka pranuar marrëveshjen për refugjatët.
“Unë aq sa interesohem kjo është mjaft Malcolm. Mjaft më. Tërë ditën bëj biseda të tilla dhe kjo ishte biseda më e pakëndshme e ditës sime.
Biseda me Putinin ishte e mirë, kjo ishte shumë e pakuptimtë”, ka thënë Trump.
Pas përfundimit të bisedës në mes të dy liderëve, shihet se Turnbull dëshiron të flasë për çështjen e Sirisë por që Trump nuk dëshiron të hyjë në këtë çështje.
Ndërkaq për fjalët e Turnbullit lidhur me marrëveshjen se “Faleminderit për angazhimin tuaj. Kjo është shumë e rëndësishme për ne”, Trump i përgjigjet se “Për ty është e rëndësishme por mua më turpëron.
Por, së paku ne të shpëtuam ty nga grepi. Ndërsa tani t’i më fute mua në grep”.
Me marrëveshjen e nënshkruar vitin e kaluar në mes të administratë së Barack Obamës dhe Australisë ishte rënë dakord për dërgimin e refugjatëve të cilët ndodheshin në në qendrat e ndalimit në Manus dha Nauru.
Sipas kësaj marrëveshjeje e cila ende është e vlefshme nuk është bërë ndonjë vendosje e këtyre 2 mijë personave që mbahen në këto qendra./Mesazhi/