Publikohet raporti i fundit i ASK-së, bie çmimi i vajit dhe detergjentit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e fundit sa i përket lëvizjeve të çmimeve të artikujve bazë brenda javës.

Të dhënat e nxjerra nga raporti flasin për pak ndryshime të çmimeve, ku në disa artikuj vërehet një rënie e lehtë.

Vaji ushqimor ka shënuar rënie për 9 centë, nga 2.03 euro sa ishte me 18 shkurt tani ka renë në 1.93 euro.

Kurse detergjenti për rroba nga 3.72 euro sa ishte me 18 shkurt, tani ka renë ë 3.56 euro.

Ndërsa çmimi i artikujve tjerë bazë, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim ani pse muajin e fundit ka një rënie të ndjeshme të çmimeve të karburanteve. Shikojeni tabelën e publikuar nga ASK: