Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 285 raste të reja me COVID-19 në Kosovë nga 859 testime.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 203 persona nga koronavirusi.
Në total numri i rasteve aktive është 2,169.
Ndryshe, në 24-orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19 për shkak të pushimit për festën e Kurban Bajramit.