Publikohet një sondazh që Vetëvendosjes e vë të parën me 52%

Albin Kurti, candidate for prime minister from the opposition party "Vetevendosje," addresses his supporters during the closing election campaign rally in Kosovo capital Pristina Friday, June 9, 2017. Kosovars go to the polls on Sunday to choose the new 120-seat parliament that will have to deal with the thorny issue of the border demarcation deal with Montenegro and potential war crimes trials of some of its most senior political leaders. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Nga Vetëvendosje po janë shumë optimistë sa i përket mundësisë së organizimit të zgjedhjeve të reja, dhe rezultatit që do të merrte kjo parti.

Tashmë zyrtarë të shumtë të këtij subjekti kanë publikuar një sondazh që sipas tyre është bërë nga “UBO Consulting” e që VV-në e radhit të parën me 52%, shkruan lajmi.net.

Në VV janë shprehur të bindur, me optimizëm të madh se do të dalin fitues me mbi 50% e do ta krijojnë qeverinë vet.

Ky është postimi i deputetit Mefail Bajqinovci:

Ky është sondazhi i fundit i realizuar nga kompania UBO CONSULTING:

VV – 52.8%
LDK – 17.2%
PDK – 12.4%
AAK – 6.6%

NISMA – 1.5%.