Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) ka përpiluar listën e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.
Në një komunikatë për media nga ky bord kanë njoftuar për kandidatët që kanë plotësuar kushtet dhe që do të ftohen në intervistë.
Siç njoftohet janë gjithsej nëntë kandidatë që kanë plotësuar kriteret e kërkuara.
Më poshtë gjeni listën e plotë:
Adriana Kutllovci
Arbëreshë Arifi-Teli
Arta Bajrami
Bekim Hasani
Bekim Shehu
Naser Thaçi
Shkumbin Ahmetxhekaj
Valentina Saracini
Ylli Kaloshi
Kandidatët do të njoftohen brenda afateve ligjore për datën dhe orën e intervistës.