Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, tashmë ka publikuar udhëzimet orientuese për personat qe do të udhëtojnë transit drejt Kosovës dhe nga Kosova nëpër vende tjera.
Para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara, shkruan Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkëatdhetarë që jetoni në vende të ndryshme të Evropës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, tashmë ka publikuar udhëzimet orientuese për personat qe do të udhëtojnë transit drejtë Kosovës dhe nga Kosova nëpër vende tjera.
Në grafikat e mëposhtme gjeni detajet, meqenëse Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë. Para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara.
Të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi dhe qytetarët tanë do të njoftohen me kohë.
Rrugë të mbarë dhe kujdes të shtuar.