Imazhet satelitore tregojnë pasojat e shkaktuara nga bllokimi i anijes gjigante të mallrave në Kanalin e Suezit.
Agjencia Evropiane Hapësinore ka ndarë imazhet satelitore, ku shihen qindra anije të bllokuara në Gjirin e Suezit, duke pritur të kalojnë.
Radhët e gjata të anijeve të transportit të mallrave, janë krijuar pas bllokimit të Kanalit të Suezit, nga anija Ever Given, që është 400 metra e gjatë dhe 60 metra e gjerë.
Me kalimin e ditëve radhët e anijeve sa vijnë e po shtohen, ndërsa ky bllokim mund të rrezikojë botën në një katastrofe ekonomike. Copernicus Sentinel 1 ka arritur të shkrep imazhet nga hapësira që tregojnë qartë pasojat e bllokimit të kanalit.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, një ditë bllokim të kanalit, kushton në nivel global plot 10 miliardë dollarë.