Ferrari po përgatitet të zbulojë automjetin e tij të parë elektrik (EV), që pritet të përballet me Porsche Taycan dhe Tesla Model S.
Nuk dihet shumë për modelin, përveçse që do të zbulohet në vitin 2025 dhe pritet të përbëjë pesë për qind të shitjeve vjetore të markës deri në vitin 2026.
Imazhet e kapura nga fotografi Wilco Blok dhe të publikuara në Instagram tregojnë një prototip shumë të kamufluar duke dalë nga fabrika e Ferrarit në Maranello.
Megjithëse panelet e trupit të tij janë të fshehura mirë, forma e përgjithshme duket të jetë ajo e një hatchback-u ose të paktën një brake, me katër dyer.
“Drejtimi i veturës është gjëja më e rëndësishme në portofolin tonë dhe ne i masim emocionet e drejtimit në dy mënyra”, tha Emanuele Carando, drejtor i marketingut global i Ferrarit.
“Mënyra më e lehtë është buzëqeshja që klientët kanë sa herë që ngasin veturën tonë dhe dalin nga ajo”, shtoi Carando.
“Automjeti i ri elektrik do të japë emocione të ndryshme kundrejt SF90 dhe kundër Purosangue”.