Ballina Lajmet Kosovë Publikohen çmimet e derivateve, mbesin të njëjta sikurse një ditë më parë

Publikohen çmimet e derivateve, mbesin të njëjta sikurse një ditë më parë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për ditën e mërkurë.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.86 euro për litër, i benzinës me 1.74 euro dhe i gazit me 0.78 euro.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së mërkurës dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale.

Exit mobile version