Ballina Jeta Familje Psikopatia mund të dallohet që në fëmijëri

Psikopatia mund të dallohet që në fëmijëri

Simptomat e para të psikopatisë mund të dallohen që në moshën 3-vjeçare. Ky është përfundimi i një studimi të ri të realizuar nga Universiteti i New South Wales në Australi dhe të publikuar në “Journal of Abnormal Child Psychology”.Shkencëtarët ekzaminuan 214 fëmijë, për të parë nëse mund të gjenin tipare që lidhen me psikopatinë, si të qenit i pa ndjeshëm dhe pa emocione.

Ata e realizuan këtë duke i ekspozuar fëmijët me imazhe që tregonin shprehi të ndryshme të fytyrës, fytyra të hidhëruara, si dhe neutrale.Siç raporton “Huffington Post”, shkencëtarët zbuluan se fëmijët që kishin tipare si të qenit të pandjeshëm apo pa emocione, e kishin më të vështirë që të dallonin shprehitë e fytyrave tek njerëzit.

10 përqind e fëmijëve që morën pjesë në këtë studim shfaqnin tipare të tilla, ku përfshihej mungesa e simpatisë për të tjerët.“Çdo fëmijë me këto tipare e kishte të vështirë të njihte emocionet e të tjerëve dhe nuk nevrikosej për shkak të tyre”, u shpreh Dr.Eva Kimonis, e cila udhëhoqi këtë studim.Këto të dhëna mund të ndihmojnë në gjetjen e mënyrave të reja për ta kapur dhe trajtuar në kohë këtë shqetësim të rëndë të personalitetit të njeriut./Mesazhi/

 

Exit mobile version