Ballina Artikuj Psikologjia e formave (objekteve) në dizajn grafik

Psikologjia e formave (objekteve) në dizajn grafik

Avni Gashi

KATRORI 🟩
Katrorët ose drejtkëndëshat janë dy nga figurat që përdoren shumë në botën e dizajnit. Ato transmetojnë stabilitet, forcë dhe qëndrueshmëri.
TREKËNDËSHI 🔺
Trekëndëshi paraqet forcë dhe vitalitet (nëse e vendosim trekëndëshin në një pozicion vertikal, nuk sjell një ndjenjë ekuilibri, nëse e vendosim të përmbysur, na shkakton një ndjenjë rreziku).
RRETHI 🔴
Rrethi lidhet me përjetësinë dhe unitetin, sepse kjo figurë nuk ka fillim dhe fund.
VIJAT E DREJTA =
Vijat në pozicion të pjerrët japin ndjenjën e shpejtësisë, lëvizjes. Vijat në pozicion horizontal japin një ndjenjë qetësie, besimi. Vijat në pozicion vertikal japin ndenjë energjie.
SPIRALET 〰️
Spiralet zakonisht nuk shihen në botën e dizajnit, por kur ndodh, ato lidhen me rritjen e jetës dhe evolucionin.
GJASHTËKËNDËSHI 🛑
Gjashtëkëndëshi paraqet sinergji, mençuri dhe inteligjencë.

Nga: Avni Gashi

Exit mobile version