Psikologët japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte negative tek fëmijët e tyre.

Interneti është i mbushur me informacione rreth metodave dhe strategjive të fundit për rritjen e fëmijëve në epokën digjitale. Por, gjithmonë do të ketë ide të thjeshta, të testuara e të provuara, që mund të jenë instrument për rritjen e një fëmije me vetëbesim, të mirë dhe të arsimuar.

Këshillat e mëposhtme vijnë direkt nga ekspertët e Universitetit të Harvardit.

Shpenzoni kohë me fëmijët

Kjo është baza për çdo gjë. Duhet që rregullisht të shpenzoni kohë me fëmijët, të interesoheni në hobit dhe problemet që i kanë dhe, më e rëndësishmja, dëgjoni çfarë kanë për të thënë. Jo vetëm që do të mësoni më shumë rreth personalitetit unik të fëmijës, por veprat tuaja do të jenë shembull për ta se si të kujdesen dhe të jenë të vëmendshëm për të tjerët.

Gjithmonë tregoni fëmijës se sa shumë e dashuroni

Sipas hulumtimeve të kryera nga psikologët, shumë fëmijë nuk e dinë se janë personi më i rëndësishëm në botë për prindërit. Fëmijët me të vërtetë që këto fjalë kanë nevojë t’i dëgjoni direkt nga ju.
Mos harroni t’i thoni këto fjalë aq shpesh sa mundemi, sepse kësisoj fëmija do të ndjehet më sigurt, i dashur dhe i vlerësuar.

Tregojuni si të ballafaqohen me probleme, e jo si të ikin nga to

P.sh., nëse fëmija papritmas vendos të heqë dorë nga trajnimet e futbollit, pyetni ata të shpjegojnë se përse duan ta bëjnë këtë, e gjithashtu shpjegojani obligimet që i kanë për kolegët e ekipit.

Nëse prapëseprapë dëshirojnë të heqin dorë, atëherë ndihmoni fëmijës t’i gjejë pasionet e vërteta./Mesazhi/