Ballina Artikuj Psherëtima në një natë hendeku…

Psherëtima në një natë hendeku…

Ky shekull është shekulli i Islamit, i rizigjimit dhe i kthimit te lavdia e shekujve! Shekulli i thyerjeve të mëdha, i çlirimit të krenarisë së nëpërkëmbur, i pastrimit të madh nga ndotjet e mëdha..!

Por, lavdia e shekujve nuk arrihet pa përballjen me dinakëritë dhe përpjekjet e armiqve shekullorë dhe aleatëve besnikë, hileqarë..! Se jeta pa armiq, nuk do të ishte siç është; britma e klithma, që s’u kthen përgjigje njeri, që s’u jep dorën njeri.., nga frika, nga servilizmi, nga tutja, nga zullumi, nga shpirti tinzar, nga mesjetarizmi i gdhendur në gene…
Kështu është jeta! Kush është mësuar të jetojë nën efekte ngarkoze, a nën rrogozë, i poshtëruar, me kokën përtokë a lidhur si skllav, natyrshëm, sonte nuk do të flejë nga sekëlldija, as nesër, as pasnesër.., do vdesë nga pagjumësia..! Sonte është natë e ftohtë, natë që djeg, natë që mbush sytë me pluhur stuhishë, si natë hendeku..!
Mehmet Akifi do të thoshte:

“O Zot, a s’ka mëngjes për këtë natë ogurzezë?

Moralin as kultura, as ndërgjegjja s’e lartëson,
Ndjenja e virtytit te njerëzit nga frikë e Zotit buron.
Po qe se nga zemrat është hequr frika nga Zoti,
As kultura s’ka ç’të bëjë, as ndërgjegjja kurrsesi…”

Ka edhe prej atyre, që do pijnë me fotot e idhujve të tyre para sysh, me shpresën e ndonjë “mrekullie” nga idhujt e “shenjtërit” e balsamosur… Por, nuk e dijnë të mjerët, se idhujt kanë rënë me kohë, janë thyer e ciflosur, janë tretur në faqet e historive të errëta…
All-llahu ekber! All-llahu ekber! Edhe se idhujt e së keqes, edhe se skllevërit e tyre pa ngjyrë fytyre…

Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 16 korrik 2016

Exit mobile version