Ballina Sport Futboll PSG triumfon ndaj Man Cityt, Messi shënon golin e parë

PSG triumfon ndaj Man Cityt, Messi shënon golin e parë

PSG ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Manchester Cityt.

“Parisienët” fituan me rezultat komod 2 – 0, shkruan lajmi.net.Idrissa Gueye pas një asistimi të shkëlqyer të Neymar, kaloi PSG-në në epërsi pas vetëm tetë minutave (8′).

Man City tutje dominoi duke pasur super raste, siÖ ishte i Bernardo Silva që nuk shënoi në portën e zbrazur, pavarësisht që ishte vetëm dy metra larg.Golin e dytë që doli të jetë i fitores e realizoi ylli i vendasve, Lionel Messi pas një pasimi me thembër nga Kylian Mbappe.Me këtë fitore, PSG është lider me katër pikë, derisa City renditët në pozitën e tretë me tre sosh.

Exit mobile version