PSG – Real Madrid dhe Liverpool-Porto, formacionet e mundshme

Sonte do të mësohen dy skuadrat e para çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja kryesore e këtij raundi të Ligës së Kampionëve, zhvillohet sonte në Parc des Princes, aty ku Paris Saint-Germain e pret Real Madridin.

Kampionët e Evropës hyjnë në këtë takim me një avantazh prej 3:1 nga ndeshja e parë, por parisienët do të tentojnë që ta rikthejnë rezultatin për të kaluar tutje, transmeton KosovaPress.

Një mungesë e madhe për PSG-në është braziliani Neymar, i cili e ka përfunduar sezonin para kohe për shkak të një lëndimi dhe në vendin e tij pritet të luajë Angel Di Maria. Në dyshim për këtë takim është edhe Kylian Mbappe dhe në vendin e tij mund të startojë gjermani, Julian Draxler.

Në anën tjetër, Zinedine Zidane e ka skuadrën e kompletuar dhe pritet ta fillojë ndeshjen me lojtarët kryesorë.

Sfida tjetër e mbrëmjes luhet në Anfield, aty ku Liverpooli e pret Porton. “The Reds” janë pothuajse të kualifikuar, pas fitores 5:0 në udhëtim në Portugali, raporton KosovaPress.

Formacionet e mundshme:

PSG – Real Madrid

PSG: Areola; Alves, Marquinhos, Thiago Silva, Kurzawa; Verratti, Motta, Rabiot; Draxler, Cavani, Di Maria.

Real Madrid: Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Ronaldo.

Liverpool – Porto

Liverpool: Mignolet; Gomez, Matip, Klavan, Moreno; Lallana, Can, Milner; Salah, Solanke, Oxlade-Chamberlain

Porto: Casillas; Maxi, Felipe, Reyes, Marcano; Andre Andre, Herrera, Torres; Corona, Aboubakar, Brahimi