Kampioni francez, Paris Saint-Germain është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pasi e mposhti 2:0 Real Sociedadin në ndeshjen e parë, PSG-ja fitoi 2:1 të martën mbrëma në San Sebastian për të avancuar në mesin e tetë skuadrave më të mira evropiane.
Superylli Kylian Mbappe, ishte sërish vendimtar te Parisi. Ai shënoi për 1:0 në minutën e 15-të dhe për 2:0 në minutën e 56-të. Mbappe në fund të edicionit pritet të transferohet te Real Madridi, por vazhdon të jetë bartës i lojës së parisienëve.
Mbappe kishte shënuar gol edhe në ndeshjen e parë.
Mikel Merino shënoi golin golin për Real Sociedadin në minutën e 89-të. Por ishte vonë për skuadrën spanjolle për të shpresuar në diçka më shumë.