PSG kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Paris Saint-Germain është çerekfinalisti i tretë i Ligës së Kampionëve të këtij edicioni.

Skuadra franceze arriti të përmbyste rezultatin e ndeshjes së parë (2:1) ndaj Dortmund, duke triumfuar 2:0 në ‘Parc des Princes’ të boshatisur.

Ndeshja e cila u luajt pa tifozë për shkak të koronavirusit, u vendos në pjesën e parë.

Neymar (28’) realizoi golin e parë me kokë, i pari me fanellën e PSG në fazën e nokautit.

Në fund të kësaj gjysmë pjese, Juan Bernat (45+1’) dyfishoi gjithçka, rezultat ky që i dha një komoditet të jashtëzakonshëm futbollistëve të PSG.

Në pjesën e dytë, mysafirët u përpoqën të shënonin së paku golin që do ta çonte ndeshjen në shtesë por krejt ajo që e arritën ishte kartoni i kuq i mesfushorit Emre Can.

PSG bëhet çerekfinalisti i tretë pas Leipzig dhe Atalanta, që u kualifikuan mbrëmë.