Paris Saint-Germani synon sulmuesin 25-vjeçar të Napolit, Victor Osimhen, të cilin e shohin si zëvendësues të Kylian Mbappes. Mbappe do t’i bashkohet në verë Realit, ndërsa si zëvendëses të tij, ideal e shohin Osimhenin e Nigerisë.
Nigeriani 25-vjeçar në tregun e transferimeve vlerësohet 110 milionë euro. Ai me Napolin ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Me fanellën e Napolit në 18 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me tri asistime.
Pjesë e Napolit u bë në shtator të vitit 2020. Krahas Osimhenit, PSG-ja interesim ka shprehur edhe për sulmuesin e Milanit, Rafael Leaon dhe Marcus Rashfordin e Manchester Unitedit.