Skuadra e Paris Saint-Germainit, Monacos dhe Lensit janë të vetmet skuadra në Ligue 1 të Francës që ende nuk kanë humbje në fillim të kampanjës në Francë. Por janë PSG-ja dhe Monaco që prijnë në tabelë me nga 20 pikë.
Lensi ka gjashtë pikë më pak.
PSG-ja, e drejtuar nga trajneri Luis Enrique, synon që ta mposhtë të dielën Marseillen në derbin e zjarrtë francez. Ky ballafaqim luhet nga ora 20:45 dhe i takon javës së nëntë.
Ndeshje tjetër interesante është edhe ajo ndërmjet Lensit dhe Lillet që luhet të shtunën nga ora 21:00. Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, e kërkon golin e katërt këtë edicion në kampionatin francez.