Paris Saint-Germaini e ka zyrtarizuar blerjen e Pachos.Mbrojtësi 22-vjeçar, i cili do të mbajë numrin 51, bëhet lojtari i parë ekuadorian në historinë e klubit.
Plot 40 milionë euro i ka kushtuar PSG-së blerja nga Eintracht Frankfurti.
Mbrojtësi bëri gjithsej 44 paraqitje në të gjitha garat dhe konsiderohet si një nga zbulimet e mëdha të sezonit të kaluar në ligën gjermane.
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Paris Saint-Germain. Shpresoj të sjell personalitetin tim dhe të tregoj gjithë vendosmërinë time për të fituar shumë trofe”, tha Willian Pacho.