Komisioni Disiplinor i Ligës Profesionale (LFP) ka gjobitur Paris Saint-Germain për shkak të dëmit të shkaktuar gjatë finales së Kupës së Ligës kundër Monakos, e cila është luajtur më 1 prill në stadiumin në Lyon, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni disiplinor nuk ka patur mëshirë ndaj PSG-së, kështu që klubi nga “Parku i princave” do të duhet të paguajë një gjobë prej 100 mijë eurosh.
Përveç kësaj, PSG dy ndeshjet e ardhshme si mysafire e Angers dhe Metz, do të jetë pa mbështetjen e tifozëve të tyre, ndërsa është dënuar me kusht me mbylljen e një pjese të tribunave të “Parkut të princave” për dy ndeshje. Dënimi me kusht i referohet pjesëve të stadiumit, ku janë grupi më i zjarrtë i tifozëve të klubit të Parisit.
Gjatë ndeshjes të cilën PSG e fitoi me rezultatin 4:1, janë shkulur ulëset nga tribunat, janë dëmtuar banjot dhe janë shkruar grafite në mure.
Udhëheqësia e PSG-së ka shprehur pakënaqësinë me lartësinë e dënimit dhe njoftoi se do të paraqesin ankesë.