PSG fitore të thellë ndaj Barcelonën, shkëlqen Mbappe me het-trik

PSG ka befasuar të gjithë duke ‘deklasuar’ Barcelonën si mysafir në “Camp Nou”.

Gjiganti francez fitoi me rezultat bindës 1 – 4, shkruan lajmi.net.Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi përmes Kylian Mbappe që u tregua i saktë nga pika e bardhë (27′).I

Por, “Parisienët” u këndellen shpejtë duke barazuar shifrat përmes Mbappes (32′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.Në pjesën e dytë, PSG ishte tjetër skuadër.

Francezi shënoi prapë gol të bukur për të kaluar skuadrën e tij për herë të parë në epërsi (65′).Pas pesë minutave, Moise Kean pranoi një harkim të bukur nga Paredes dhe shënoi me kokë për të trefishuar rezultatin (70′).

Pesë minuta para fundit, Mbappe doli sërish në skenë duke kompletuar het-trikun personal dhe ‘pokerin’ e PSG-së me një gol të bukur në korner të portës (85′).Me këtë fitore, PSG tani është me një këmbë në raundin tjetër, duke marrë parasysh që ndeshja kthyese zhvillohet në “Parkun e Princave”./