Paris Saint-Germaini e ka fituar Kupën e Francës duke mposhtur skuadrën e Angers me rezultat minimal prej 1-0.
Gola nuk pati deri në minutat shtesë kur një autogol i Issa Cissokhos pas harkimit të Angel Di Marias siguroi fitoren e klubit kryeqytetas.
Kjo është hera e tretë radhazi që PSG e fiton këtë trofe, ndërsa ka regjistruar rekord prej 11 triumfesh të kësaj gare.
Ekipi i Unai Emery dështoi ta mbronte titullin e kampionit të Ligue 1 këtë sezon, pasi skuadra e Monacos u tregua më e mirë.
Nga ana tjetër, Angers që e përfundoi kampionatin në vendin e 12-të, luajti për herë të parë pas 60 vitesh në një finale të Coupe de France.