Pas përfundimit të turneut amerikan dhe pasi Neymar me gjasë luajti ndeshjën e fundit me fanellën e Barcelonës, e ardhmja e brazilianit mund të përcaktohet menjëherë.
Neymar i cili të enjten e kaluar njoftoi një grup të miqëve të tij se do të shkoj në PSG, tani ka mbetur që Barca dhe PSG të zgjidhin çështjen transferimit, transmeton Indeksonline.
Mënyra e vetme që Barca të jetë e hapur më PSG për të parandaluar që Neymar të paguaj taksat korresponduese të IRPF, e që duhet të paguajë personalisht klauzolën në LFP, do të ishte që PSG t’i paguaj Barcelonës 222 milionë euro të klauzolës dhe t’i jap atyre njërin prej 4 lojtarëve që i pëlqejnë Barcelonës: Di Maria, Draxler, Rabiot apo Verrati, edhe pse operacioni i italianit duket shumë i komplikuar.
Nëse kjo do të zgjidhej, Neymar do të bëhej në të gjitha mënyrat shumë shpejt lojtar i ri i PSG-së.
Neymar dëshiron të jetë lider i skuadrës franceze dhe të përballet me sfidën e të qenurit në gjendje të fitojë Ligën e Kampionëve me PSG. Ai beson se vetëm në këtë mënyrë mund të kontestojë Topin e Artë te Messi dhe Cristiano, në fakt, ky ka qenë argumenti kryesor i PSG-së për të përfunduar duke bindur lojtarin, i ndihmuar nga shoku i tij Alves.