Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pse Turqia i ka për zemër Rohingyat? Flasin dokumentet!

Pse Turqia i ka për zemër Rohingyat? Flasin dokumentet!

Solidariteti ndërmjet Rohingyave dhe Turqve daton që nga Luftta e Parë Botërore, kur qeveria e asaj kohe i ofroi mbështetje materiale dhe emocionale Qeverisë Osmane. Këto të dhëna janë dëshmuar në një dokument të lëshuar nga Zëvendës Kryeministri Fikri Işık, transmeton Daily Sabah.

Sipas të dhënave të marra nga arkivat osmane, qytetarët Rohingya ju shkuan për ndihmë osmanëve në vitin 1913, me qëllim për lehtësimin e gjendjes së popullit në Luftërat Ballkanike, që ndodhën midis viteve 1912 dhe 1913.

Letra e shkruar nga Veziri i Madh Prince Hilmi Pasha, përgëzoi perandorinë për fitoren e saj. Kreu i Fondit Otoman Relief në Rangoon, Ahmed Mawla Dawood tha në letrën e tij:
Unë shfrytëzoj këtë rast për të përgëzuar Lartësinë tuaj dhe anëtarët e kabinetit tuaj dhe të gjithë bashkëfetarët e mi për rimarrjen e Adrianopojës dhe të disa territoreve të humbura, duke rikthyer prestigjin e Perandorisë Osmane “.

Ai gjithashtu vuri në dukje se populli Rohingya festoi fitoren e vëllezërve të tjerë muslimanë me c’rast u falën në xhami në shenjë falënderimi.

Turqia, e udhëhequr nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, po ofron ndihma për të gjithë ata që janë në nevojë.

Ankaraja nxiti veprim ndërkombëtar kundër persekutimit të muslimanëve Rohingya në shtetin Rakhinë të Myanmarit.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan foli me udhëheqësen e Myanmar Aung San Suu Kyi dhe Turqia dërgoi ndihmë humanitare.
Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu foli gjithashtu me homologët e vendeve të ndryshme për të nxitur të tjerët që të ndërmarrin veprime.

Të enjten, Zonja e Parë Emine Erdoğan dhe një delegacion i zyrtarëve të organizatave politike dhe joqeveritare shkuan në Bangladesh për të vizituar refugjatët Rohingya në një kamp në Cox Pazari. /MESAZHI/

 

Exit mobile version