Ballina Jeta Familje Pse trupi i nënave nuk kthehet në formë menjëherë pas lindjes?

Pse trupi i nënave nuk kthehet në formë menjëherë pas lindjes?

Shumë gra presin që trupat e tyre të kthehen në formë menjëherë pas lindjes, veçanërisht nëse ato nuk kanë fituar shumë kile në shtatëzëni.
Edhe nëse bëni dietë të shëndetshme dhe ushtroni sipas këshillave, mund të duhet mjaft kohë që barku i nënës së re të kthehet në madhësi normale. Kjo kohë mund të zgjojë te gratë “ndjenjën e dështimit”.

Megjithatë, për shumicën e grave duhen gjashtë deri në tetë javë që stomaku i tyre të tkurret përsëri në madhësi normale pas lindjes.

Mbetja e barkut nuk vie vetëm pse barku i saj rritet gjatë shtatzënisë, por edhe pse mitra e saj zgjerohet.

Sipas përshtypjeve gjenerale, barku i një lehone duket “sikur të ishte në muajin e gjashtë”.

Natyrisht, trupi i secilës grua është unik, por në përgjithësi, mitra kërkon kohë që të rehabilitohet nga rritja gjatë shtatzënisë.

Disa faktorë – duke përfshirë moshën e gruas, madhësinë e foshnjës, mënyrën e lindjes dhe peshën e gruas para se të mbeten shtatzënë – mund të ndikojnë në kohën që i duhet mitrës që të zvogëlohet. Ushqyerja me gji gjithashtu mund të ndihmojë në kontraktimin e mitrës. /MESAZHI.

Exit mobile version